Këlliçi viziton familjen e Ardit Gjoklajt dhe kujton premtimin për prindërit

Aktualitet

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në këtë fundvit ka vizituar familjen e Ardit Gjoklajt, i cili humbi jetën në landfillin e Sharrës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi kërkon drejtësi për 17-vjeçarin ndërsa thotë se këtë premtim ua ka dhënë edhe prindërve të tij.

“Në ditën e fundit të vitit një vizitë në familjen Gjoklaj. Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote.

Ju që keni togën e zezë, bëni drejtësi për shpirtin e tij, për prindërit e tij të brengosur! Një premtim më ka dalë nga zemra. Ia kam thënë prindërve dhe familjes së tij. Ajo që është nisur për t’u bërë, do të bëhet! E kam dhënë fjalën”, shkruan ai.

 

 

  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?