AktualitetPolitike

Rama reagon pas Ambasadës së SHBA: Boll me thashethemet e katundit, kreun e SPAK nuk e zgjedh as qeveria e as foltorja

 

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas një mesazhi të Ambasadës së SHBA këtë të mërkurë, i cili theksonte se amerikanët do të monitoronin procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, që do të zhvillohet pas dy ditësh në Tiranë.

 

Rama shpreh dakordësinë e tij me qëndrimin e SHBA, se procesi nuk duhet të ndikohet nga askush, ndaj i konsideron lajmet thashetheme të katundit mediatik. Prej ditësh, kanë qarkulluar zëra se me s Qeverisë dhe Ambasadës së SHBA kishte një krisje, pikërisht për kreun e SPAK.

“Jam plotësisht dakord me Ambasadën e SHBA dhe boll me thashethemet e katundit politik e mediatik! Kreun e SPAK s’e zgjedh as qeveria, as foltorjavulorjafallgjorja, as ambasada jo e jo, po një institucion i quajtur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që varet vetëm nga anëtarët e vet!

Prandaj anëtarët e KLP të mos dëgjojnë askënd përveç kandidatëve, të mos lexojnë asgjë përveç biografisë profesionale të kandidatëve, të mos influencohen nga askush përveçse nga profili e perfomanca e kandidatëve! Ata japin llogari vetëm para pasqyrës së tyre dhe askujt tjetër”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?