AktualitetPolitike

Ka krisje mes tij dhe Yuri Kim? Edi Rama: Jemi më të ngjitur se kurrë!

KAON
Kryeministri Edi Rama është shprehur këtë të martë se mes tij dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nuk ka asnjë krisje të marrëdhënieve. Në përfundim të një mbledhje me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, Rama ka thënë se ata janë më të ngjitur se kurrë.

 

“Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarët, numri një i qeverisë shqiptare foli dhe për planin e Britanisë së Madhe për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë, akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetaj dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla. Sipas Edi Ramës, socialistët nuk i komentojnë këto akuza.

Edi Rama: Nuk është thyer asnjë etikë e asnjë lloji. Procesi për zëvendësimin e ambasadores ka nisur, siç ka thënë dhe Ministria e Jashtme. Nuk e kemi nisur ne, por vetë Departamenti Amerikan i Shtetit. Amerikën e kemi të veçantë, nuk është si ambasadat e tjera.

 A ka krisje mes jush?

Edi Rama: Ngjitja ime, nëse mund ta përdor kështu, është me e fortë se kurrë. Ne kemi pasur dje dhe një takim. Kush e shpreson krisjen, gabon rëndë.

Plani i Britanisë për emigrantët?

Edi Rama: Kjo është një kërkesë e imja që në kohën kur Boris Johnson ka qenë Sekretar i Jashtëm. Sa herë kanë ardhur, kanë ndarë me ne këtë shqetësim. Ju ka thënë mos flisni për një krim shqiptar, krimi është krim dhe nuk ka etni. Kryeministri britanik më ka shprehur keqardhjen për çfarë ka ndodhur, që komuniteti shqiptar është vendosur nën një dritë krejtësisht të gabuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?