Gështenja: Zgjodha të isha sot në Fushë Studën ndonëse nuk mungonin ftesat për të përkujtuar në Tiranë 32 vjetorin e themelimit të PD!
Deputeti i Librazhdit, Lefter Gështenja, vazhdon si cdo dite te javes takimet me banore te ketij qyteti dhe fshatrave perreth. Sot ai ishte ne Fushë Studë.
Postimi i plote:
Zgjodha të isha sot në Fushë Studën ndonëse nuk mungonin ftesat për të përkujtuar në Tiranë 32 vjetorin e themelimit të PD!

Rrugës së shkatërruar u takova me Riza Kamollën i cili kujdeset për tufën e tij të vogël.
Rizai thotë se patatet janë ende kavaletë të pashitura ndaj bagëtia është mundësia e vetme për të fituar diçka.

Një zonë plot potencial, por e harruar, ku nuk ka as rrugë e asnjë mbështetje për bujqësinë. Unë kam zgjedhur të jem pranë njerëzve!

Total 0 Votes
0
0
