AktualitetRajoni

Rama në Stamboll, takon presidentin Erdogan

KAON

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan kryeministri krahas një postimi në Facebook.

‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Kryeministri shoqërohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ditën e djeshme, Rama së bashku me dy ministret ndodheshin për një vizitë zyrtare në Azerbajaxhan ku zhvilluan takime me Presidnetin e vendit Ilham Aliyev.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?