Aktualitet

Fshehën financimet në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ gjobit 12 parti politike

KAON

KQZ ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit të viti 2021. Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin, duke tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhorit. E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë, ish-LSI.

Shuma e lejuar e shpenzimeve nuk duhet të jetë më shumë se 3 herë më e madhe se shuma më e lartë që ka marrë një subjekt zgjedhor nga fondet publike për qëllime zgjedhore.

Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike (Gjoba në lek të rinj)

PS: 5.5  mln lekë
PD: 700 mijë lekë
PDK:  100 mijë lekë
LZHK: 100 mijë lekë
Lëvizja e LEGALITETIT : 500 mijë lekë
PR:  500 mijë lekë

Balli Kombëtar Demokrat: 500 mijë lekë
Nisma Thurje:  600 mijë lekë
Bindja Demokratike:  600 mijë lekë
Lëvizja Demokratike: 600 mijë lekë
PSD: 600 mijë lekë
Balli Kombëtar: 600 mijë lekë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?