Aktualitet

Nikolla dënon agresionin ndaj Berishës në protestë: Dhuna e papranueshme në demokraci

KAON

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar dhunën ndaj kreut të opoziëts Sali Berisha gjatë protestës së sotme teksa ka thënë se dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike.

Ajo shtoi se ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji dhe inkurajoi organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të Berishës.

“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?