Putini rrëzohet nga shkallët në rezidencën e tij

Bota

Një raport i “Sun” pretendon se presidenti rus ra nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare, duke mbetur i lënduar.

Në të njëjtën kohë, vala e thashethemeve se lideri rus vuan nga lloje të ndryshme sëmundjesh, mes tyre edhe kanceri, nuk lihet mënjanë.

Së fundmi Putini u pa në vështirësi shëndetësore pas një takimi që pati me nënat ruse, djemtë e të cilëve u vranë në frontin ukrainas.

Sa i takon aksidentit në rezidencë, 70-vjeçari Putin, sipas rrjetit “General SVR”, ka qenë duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë mbrëmjen e së mërkurës, kur ka rrëshqitur dhe ka rënë në shpinë dhe është lënduar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?