Berisha paralajmëron liderët e vendeve fqinje: Mos ejani në Tiranë për ‘Ballkanin e Hapur’!

Aktualitet Politike

Sali Berisha paralajmëroi se partia e tij do të strukturojë një lëvizje të qëndrueshme ndaj kësaj qeverisje.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se me Ramën nuk ka asnjë të ardhme. Mes të tjerash ai tha se nuk do të lejohen nisma të tilla si Ballkani i Hapur.

“Ballkani i hapur, ndihemi të lehtësuar se e nisëm të pret protestën kundër tij. Këto ditë malazezët mbushën sheshet kundër tij. Do bashkëpunojmë me vende të tjera që ta groposim sa më parë. Rama nuk heq dorë, se është vasal. Por nëse tenton të mblidhet këtu, do ketë protesta të fuqishme. I paralajmëroj ata të dy, që për Ballkanin e hapur mos të vijnë. Vuçiç e ka vendin në Hagë jo në zyrat e sallave të samiteve.”, tha ai.

Duke u ndalur te aksioni opozitar, Berisha shtoi: “Ne do të strukturojmë një lëvizje të qëndrueshme. Gjerat vijnë njëra pas tjetrës dhe kërkojnë kohën dhe organizimin e duhur. Me Ramën të ardhme nuk ka. Ose duhet ta largojmë, ose të largohemi. Shqiptarët me të nuk kanë të ardhme. Kam besim te shqiptarët dhe patriotizmi i tyre dhe do ja dalim.”.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?