Axhami: 77 vite më parë komunistët manipulojnë zgjedhjet dhe instalojnë regjimin e tyre

Aktualitet
Shpetim Axhami, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

2 Dhjetor 1945, komunistët manipulojnë zgjedhjet, instalojnë regjimin e tyre duke e shkëputur Shqipërinë nga Perendimi.

Një vit pas largimit të gjermanëve, u mbajtën zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, vetëm për kandidatët nën siglën e Frontit Demokratik, komunistët e bënë të qartë se do të ishin ata zotër të vendit.

Legaliteti e Balli u përjashtuan nga alternativa per tu votuar.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe, i drejtuan një mesazh të qartë Enver Hoxhës:

Qeveria e tij do të njihej prej tyre, vetëm nëse do të mbante zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Fronti Demokratik fitoi me 95 për qind të votave.

Enver Hoxha iu përbetua gazetarëve perëndimorë, se fituesit përfaqësonin aspiratat e popullit, kjo ishte një gënjështër e hapur.

Londra dhe Uashingtoni e denoncuan këtë farsë, dhe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike.

Vendi u shkëput në mënyrë ilegjitime nga periudha e sukseseve dhe e arritjeve të kohës së mbretërisë, po instalohej diktatura komuniste.

…diktatori nisi asgjësimin fizik të opozitës, duke vrarë dhe burgosur qindra intelektualë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?