Messi flet pas kualifikimit/ “Jam i acaruar”

Sport

“Jam i acaruar për penalltinë e humbur, por skuadra reagoi me forcë pas gabim tim”, u shpreh Messi pas ndeshjes duke shtuar:

Messi

“Duhet të jemi të qetë dhe të luajmë ndeshje pas ndeshje. Sfida kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Çdo kush mund të fitojë përballë çdo kujt, gjithçka është shumë e ekuilibruar. Duhet ta përgatisim këtë sfidë në mënyrën më të mirë të mundshme, siç kemi bërë gjithnjë”, u shpreh Messi.

Një humbje pa shumë kosto për Poloninë e Robert Lewandowskit, sigurisht nëse kalon si të parët në grup do kishin një rival më të lehtë, por gjërat mund të shkonin edhe më keq, për këtë arsye Lewandowski feston dhe pse doli i humbur përballë Messit:

 

 

317656532 6683909934958130 1712286403850318546 N

“Është hera e parë në jetën time që buzëqesh pas një humbje. Është fantastike që kalojmë në 1/16. Ia dolën. Një minutë përpara se të mbaronte ndeshja e Meksikës nuk e dinim akoma nëse ishim të kualifikuar. Tani Franca? Ata janë favorit, jo vetëm për këtë sfidë me ne, janë favorit edhe për të fituar Botërorin, por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka, më pas të shohim”, u shpreh Robert Lewandowski.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?