Gazment Bardhi flet në Parlamentin Europian për prishjen e “Prestige Resort”: Sulm i qeverisë ndaj lirisë së medias

Aktualitet

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, ka ngritur dhe çështjen e prishjes së resortit luksoz “Prestige” në pronësi të sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu. Sipas tij, ky është një sulm i qeverisë ndaj lirisë së medias.

“Sot, ne nje rast te perseritur, autoritetet shqiptare, perfshire forca te shumta policie, pa asnje paralajmerim, kane nderhyre dhe po shkaterrojne bizneset ne pronesi te themeluesit dhe drejtuesit te Fokus Media, qe perfshine televizionin me te madh informativ ne vend Neës 24, portalin me te madh ne vend Balkanëeb, dhe gazetes me te madhe ne vend Gazetes Panorama.

Ky grup mediatik e ka konsideruar kete nderhyrje si te paligjshme, brutale, dhe qe behet si nje hakmarrje ndaj linjes editoriale qe eshte mbajtur gjate kesaj kohe. Ne fakt per ne si opozite, keto media kane qene nje dritare objektive e informimit te publikut, ku ka patur edhe investigime apo lajme kritike ndaj Qeverise”, është shprehur Bardhi.

Më tej, ai ka theksuar se mbështet zbatimin e barabartë të ligjit për të gjithë, por sulmi ndaj bizneseve të një pronari mediash bëhet si formë ndëshkimi dhe presioni politik.

“Une mbeshtes pa asnje dyshim zbatimin e barabrate te ligjit per te gjithe, por ne rastin konkret dyshimi i arsyeshem eshte qe nderhyrja ne bizneset e pronarit te nje prej grupeve mediatike me te rendesishme ne Shqiperi, behet si forme ndeshkimi, presioni politik dhe tentative frikesimi ndaj medias”, vijoi Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian.

Deputeti demokrat bëri thirrje që të dënohet ky sulm i qeverisë dhe që autoriteteve shqiptare tu kërkohet urgjentisht të ndalin presionin ndaj medias.

“Une kerkoj ta denojme kete sulm te qeverise ndaj medias dhe lirise se medias, si dhe ti kerkojme urgjentisht autoriteteve shqiptare te ndalin presionin ndaj medias, te ndalin veprimet arbitrare, dhe te bejne transparence te plote te ketij rasti. Nderhyrja nuk eshte shoqeruar me asnje dokument zyrtar qe justifikon nderhyrjen. Dhe kjo eshte e patolerueshme dhe shume shqetesuese.

Kur kjo i ndodh nje grupi te madh mediatik, cfare mund te pretendojme qe të ndodh me nje gazetar te thjeshte. Qeveria duhet te beje transparence menjehere dhe ti nenshtrohet rregullave te shtetit ligjor, te pres sistemin e drejtesise dhe vendimet e tij, dhe te zbatoje ligjin dhe vendimet gjyqesore.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?