Azmi Stringa: Nje propozim per Bonot e Thesarit

Aktualitet Shkrime
Qeveria ka filluar nje fushate marketingu per investime te drejteperdrejta te qytereve ne bono thesari.
Duke i klasifikuar si me “zero risk”.
Atehere pse gjithe keto vite keto instrumenta kane patur nje norme kthimi me te larte se depozitat ne banka? A sduhet te ishin depozitat me risk, sa do, me te larta?
Kjo ka nje pergjigje:
BSH, per te nxitur konkurencen ne sistemin bankar dhe financiar, pra mos benin lek qyl duke i dhene qeverise borxh me norma me te larta se sa i jepnin qytetareve per depozitat, lejoj qytetaret te blejne bono thesari.
Por kjo nuk mjafton. Sic e tregoi prap ecuria e normave te bonove vs depozitave me te njejtin maturitet.
Po pse?
Sepse keto instrumenta sjane me risk zero. Kane RISK LIKUIDITETI.
Per sa kohe qe nese qytetari do ta shesi bonon (i ndodhi nje fatkeqesi), sic mund te bej kur vendos te prish depoziten, ai ne mungese tregu (qe sistemi financiar se ka dashur dhe qeveria e ka lejuar), se ben dot pa nje discount te larte.
Propozimi?
Qeveria shqiptare te hape akses per qytetaret (vetem per ata), sic ben amerika per disa instrumenta, edhe per tja blere mbrapsht me vleren me momentin e shitjes.
Pa bere kete eshte thjeshte duke kerkuar te zgjidh hallin e saje me hile. Duke i genjyer qytetaret dhe zgjidhur hall perkohesisht duke i bere presion sistemit financiar per te mbajtu normat e ulta. Por pa u prishur me ta.
Nese zbatuar propozimin me lart, ajo vertete i jep qytetareve investim me risk zero, ul kostot e financimit, dhe nxit sistemin financiar te mos bej lek qyl.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?