VIDEO: Bandat e Ekuadorit sulmojnë spitalin në përpjekje për të vrarë një adoleshent

Bota

7 burra të armatosur morën disa pengje brenda spitalit Napoleón Dávila Córdova në qytetin Chone. Sipas gazetës “El Comercio”, kriminelët janë futur me dhunë në spital me qëllimin për të vrarë një anëtar të një bande kriminale armike. Pas sulmit, personeli i urgjencës në objektin mjekësor arriti të aktivizojë alarmet. Megjithatë, sulmuesit morën peng katër anëtarë të stafit infermieror dhe mjekësor të qendrës.

Në një nga videot e kapura nga persona nga jashtë, vërehet se si disa nga kriminelët i drejtojnë armën një infermiereje, e cila bërtet e dëshpëruar. Fatmirësisht policia ka arritur të bllokojë qendrën mjekësore pasi janë aktivizuar alarmet.

Nga ana e tij, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, foli për këtë dhe theksoi punën e policisë.

“Më duhet të theksoj punën e jashtëzakonshme të policisë ekuadoriane në spitalin Napoleón Dávila de Chone. Ndërhyrja e tyre arriti të arrestojë shtatë kriminelët, të lirojë katër pengje dhe të shpëtojë jetë. Këto janë forcat tona të ligjit: gati për të mbrojtur qytetarët. Situata nën kontroll,”- ka shkruar presidenti në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?