Meta në Prishtinë për 110-vjetorin e pavarësisë

Aktualitet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka udhëtuar drejt Prishtinës në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Ai është takuar me ish presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera. Meta shprehet se flamuri shqiptar e ka lavdinë në vepra vetëmohuese të burrave dhe grave patriote.

“Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.

Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.

Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare”, shkruan Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?