SHPETIM AXHAMI: Urim, dejtuar LTM Princ Leka II, me rastin e 110-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë!

Kam nderin tē ju uroj, Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
Kjo ditë shënon fillesën e bërjes së shtetit tonë, ku gurëthemeli në formimin e tij mbetet padyshim figura e Ahmet bej Zogollit.
Familja Mbretërore, Mbreti Zog I, Mbreti Leka, gjithë jetën e tyre e vunë në shërbim të interesit kombëtar për një Kosovë të lirë, për të drejtat çame e bashkim të trojeve tona Etnike, gjithmonë pa kompromis e pa komunizëm.
Sot, Shqipëria e shqiptarët, kombi ynë kanë nevojë për një ridimensionim ndryshe, për zhvillim, harmoni e integrim, për më shumë paqe e bashkim.
Duke u nisur për sa më sipër, sot, çdokush çdo ditë e më tepër tek Ju e me rikthimin e mbretërisë po shikojmë alternativën e kthimit të shpresës se vendi ynë mund të bëhet.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”


Total 0 Votes
0
0