Basha: 28 nëntori na bashkon plot krenari dhe mirënjohje për veprën e pavdekshme të heronjve

Aktualitet

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar shqiptarët për 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha shkruan se 28 nëntori i bashkon shqiptarët në mirënjohjen për heronjtë dhe dëshmorët e kombit.

“Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e madhe që na bashkon plot krenari dhe mirënjohje të thellë për veprën e pavdekshme të heronjve dhe dëshmorëve të Kombit. Sakrifica e tyre në altarin e lirisë kombëtare, mban ndezur në zemrën e çdo shqiptari flakën e besimit tek e nesërmja. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”- shkruan Basha në urimin e tij

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?