Rama merr fjalën, Sali Berisha del nga salla.
Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u mbajtur mbledhja e përbashkët e deputetëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, për nder të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në momentin kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka marrë fjalën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga salla.
Ata kanë lënë sallën e parlamentit, teksa Berisha ka folur për mediat në të njëjtën kohë me Ramën jashtë sallës.
Total 0 Votes
0
0

