Kurti: Shqipëria bëhet, Kosova do bëhet! Nuk duhet të ndalojmë së punuari bashkë

Aktualitet Politike Rajoni

Albin Kurti: Stërgjyshërit tuaj kanë kontribuar gjak e djersë për atë që ka emrin Shqipëri. Deklarata mendohet se është shkruar nga Luigj Gurakuqi.

Në këtë ditë duhet të vëmë të gjithë dorën në zemër, të pyesim nëse kemi bërë detyrën që kemi për atdheun. të njohim fajet tona, të harrojmë armiqësitë që na ndajmë, ti japim dorën njëri tjetrit, e të betohemi se sot e mbrapa do luftojmë për nderin e kombit tonë.

Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm ne politikanët, të punojmë së bashku. Teksa në europën lindore po vinte demokracia, një shkencëtar politolog i madh thoshte se politikanët shqiptarë duke theksuar ndarjen po u jepnin arsye atyre që duan ti shohin të ndarë.

Nesër shënojmë 110 vjetorin e pavarësisë në Vlorë. Në Kosovë ne i gëzohemi çdo suksesi të qeverisë, si atyre të mëparshme dhe të tanishme. Keni bërë hapa të mëdhenj, ka bërë hapa në shumë fusha. Uroj që sukseset të mos iu ndalen dhe ti shtohen flamurit.Jam i sigurtë se kështu gëzoheni dhe ju. Jam i sigurtë për bashkëpunimin tonë, kemi abetaren e përbashkët. Kemi financuar së bashku fizibilitetin për hekurudhën e përbashkët. Të dashur qytetarë, nëse ndalojmë se punuari është rrezik, vendet tona ballafaqojmë me probleme, i rëndi është largimi i të rinjve. Sot nuk dua të flas për halle e probleme, por dua t’i drejtohem atyre që kanë marrë rrugën e kurbetit. Mërgimtarët janë burim demokratizimi e kulture që e marrin në vende të tjera, e di që nuk po shkoni për qejf por prej brengës. Ju garantoj se betejën do ta bëjmë deri në fund, Shqipëria bëhet, Kosova bëhet, trojet tona bëhen.Puna është rruga jonë, nderi dhe besa janë cilësite tona. Do i tregojmë botës se ashtu si nxjerrim këngëtarë e të tjerë, jemi të aftë të bëjmë shtetin. Mbarësi për të gjithë shqiptarët

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?