“Pamja më e bukur në botë”, Kusari-Lila shprehet e emocionuar që sheh deputetët shqiptarë së bashku
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka mbajtur fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë ku u shpreh e emocionuar.
Kusari-Lila u shpreh se duke deputetët e të dy kuvendeve të ulur së bashku krijonin një pamje siç e theksoi ajo më e bukura në botë.
“Një pamje impozante, pamja më e bukur në botë. Faleminderit se kolegët e mirë deri më tani nuk e treguam peshën e emocionit që ndiejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Kusari-Lila.
Kusari-Lila përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari e daljen e parë publike të UÇK-së që bien në të njëjtën datë të pavarësisë së Shqipërisë.
Dita e sotme do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve. Kjo është seanca e parë plenare e përbashkët mes kuvendeve. Mbledhja e përbashkët do të hapet nga fjalimet e kryeparlamentarëve të dy vendeve.
