Endri Prifti e parashikoi një muaj më parë, Marsela Çibukaj fiton festivalin e Këngës Magjike

Art

Mbrëmjen e së shtunës ka përfunduar edicioni i 23 i festivalit Kënga Magjike ku fituese është shpallur këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “I paftuar”.

Çibukaj arriti të merrte në total 449 pikë nga votimi i kolegëve duke rrëmbyer dhe çmimin e parë e ndjekur nga Michael Paluca me këngën “Një përqafim”, ndërsa në vend të tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Një kalimtar”.

Por fitoren e Çibukajt në festivalin e produecentit Ardit Gjebrea e kishte parashikuar rreth një muaj më parë këngëtari Endri Prifti, i cili në një postim në Facebook u shpreh se fituesja ishte zgjedhur muaj para nisjes së festivalit.

Triumfin e Marselës në festivalin e Ardit Gjebreas e kishte parashikuar një muaj në parë edhe Endri Prifti, çka solli dhe një polemikë me Ardit Gjebrean.

Prifti shkruajti se fituesit e festivalit të “Këngës Magjike” dhe “Festivalit Kombëtar” janë vendosur pesë muaj më parë, në një kohë që ato nuk kishin nisur ende. Në një postim në Instagram, Prifti shkruante se fituese e “Këngës Magjike” do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj, ndërsa sipas tij “Festivalin Kombëtar” do e fitojë Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën. Ai hodhi akuza mbi organizatorët e festivalit “Kënga Magjike”, teksa shkruan se fillimisht i ishte bërë me dije se do të merrte pjesë, por që më pas e kishin përjashtuar.

Mirmengjesi, mirdita dhe mimbrema te gjitheve anembane Botes dhe me gjere. Nje te diele pushimi te bukur, me shendet e me shume dashuri ju uroj. Ju thame ne disa momente qe ne do te ishim pjese e Kenges Magjike kete vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me boje. Po degjo tani me mire, e di pse, ja tju jap edhe informacion mbi fitusin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombetar e fiton Noizi ne bashkepunim me Eugent Bushpepa. Tashme juve jeni mesuar si funksionojne keto, mblidhen ata byroja qe gjysmet e tyre per kok time, i kane kepucet te dyja te majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nese tani shpetuam po te them dhe vendosem te jemi ne Amerike, per festat e Nentorit dhe per festat e fund vitit. Me dt 5 Nentor do te jemi ne Milano, me dt 25 do jemi ne Chikago, me dt 26 ne Florida Cleareëoter dhe me dt 27 Nentor gjithmone ne Michigan Detroit. Mir ju gjetshim e deri atehere ju uroj shendet e veç te mira qe te gjitheve pa perjashtim, duke futur këtu edhe piranjat ne mes,”– shkroi këngëtari.

Postimit të Priftit ju përgjigj vetë organizatori Ardit Gjebrea, i cili në fakt ju i dha një sqarim në lidhje me emrin e fitueses, por u fokusua tek pjesa e përjashtimit të Priftit ku theksoi se ai nuk respektoi afatet e dorëzimit të këngës për të marrë pjesë në festival.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve do jemi? Dhe pastaj???!!! Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove ndonjë këngë? Pranimi u mbyll më 24 maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe.”, u përgjigj Arditi.

Pas fitores së Çibukajt mbrëmjen e së shtunës ende nuk ka patur një reagim nga këngëtari, por mbetet të shohim nëse dhe ‘parashikimi’ për fituesit e festivalit të fundvitit do të dalë i vërtetë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?