Brenda vilës së zyrtarit të PS, e kthyer në laborator kokaine. Ja pamjet

Aktualitet

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e peracionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, i zhvilluar nga Policia, SPAK, në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Këto janë pamjet brenda vilës së zyrtarit të PS, Viktor Cervanaku, drejtor në OST, i cili është arrestuar në këtë operacion pasi kishte kthyer banesën në laborator droge për kokainën e ardhur nga Kolumbia brenda thasëve me pleh artificial.

Ne njoftimin per mediat behet me dije se, “hetimet në kuadër të një procedimi penal, për një grup të strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta (kokainë), me angazhimin e një numri të konsiderueshëm të oficerëve të policisë gjyqësore dhe të agjentëve gjyqësorë dhe kanë ekzekutuar deri më tani, për 10 shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu, strukturat e Policisë kanë kryer kontrollin e 14 ambienteve, në qytete të ndryshme (Tiranë, Lushnjë dhe Fier), dhe si rezultat, janë sekuestruar: 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, municion luftarak, rreth 16 000 euro dhe 20 paleta me rreth 24 ton “pleh artificial”, brenda të cilit, ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova se gjendet një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike kokainë, vlera e së cilës, referuar shitjes në tregun me pakicë, kap shifrën rreth 40 milionë euro”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?