Rama: Dikur shkonte uji në çati, sot jemi në “normalitetin” e kohës

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme i është përgjigjur pyetjes “Pse ka akoma përmbytje, ndërkohë që Partia Socialiste po bën 10 vite në pushtet?”.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, krah pyetjes së parashtruar Rama shkruan se pavarësisht se dhjetë vite më parë në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri situata rëndohej nga keqmenaxhimi qeveritar.

Postimi i Ramës:

Pyetje: Pse ka akoma përmbytje kur po bëheni 10 vjet në pushtet?

❌Përgjigje: 10 vjet më parë kur në botë kishte shumë më pak përmbytje, në Shqipëri shkonte uji edhe deri në çati, sepse dorës së Zotit i bashkohej edhe dora e mbrapshtë e robit në qeveri! Sot jemi në “normalitetin” e kohës së mbrapshtuar që jeton tërë bota, duan s’duan ata që sduan e thonë ç’thonë ata që ç’nuk thonë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?