Axhami: 110 vjet shtet, plot 100 vjet LEGALITET për Komb dhe Mbret
NGA SHPETIM AXHAMI
NË PRAG TË 110- VJETORIT PAVARËSISË!
110 VJET SHTET, PLOT 100 VJET LEGALITET PËR KOMB E MBRET
Përvjetore të rëndësishme në vitet ‘20 të një Shekulli të Ri.
PËRKUJTIMI I TYRE, NGRE LART VLERAT TONA, TË SHËRBEJË SI MOTIVIM PËR BASHKIM RRETH VIJËS PROGRAMORE TË PARTISË LËVIZJA E LEGALITETIT.
Vitet ‘20 të shekullit të XX-të ishin vitet kur filluan të hidheshin themelet e shtetit të parë modern shqiptar, kjo deri në pushtimin e Shqipërisë me fillimin e LDB.
Pa dyshim figura kryesore e krijimit të shtetit shqiptar në këto vite mbetet ajo e Ahmet Zogut, si deputet, Ministër i Brendshëm, president, Kryeministër e Mbret i Shiptarëve, delegat në Shpalljen e Pavarësisë dhe në Kongresin e Lushnjes.
Gjatë kësaj periudhe, mbretëri, zogizëm e legalitet(legjitimitet) ishin artikulimi kryesor në këtë gurthemelim të shtetit tonë.
Janë pikërisht datat 24 Dhjetor 1924 (Triumfi i Legalitet), 24 Dhjetor 2024-100 vjetori.
Ku u hodhën bazat e legalitetit që ne sot përfaqësojmë dhe jemi krenarë për të.
Data 1 Shtator 1928 (Shpallja e Mbretërisë) Më 1 Shtator 2028-100 vjetori
Data 21 Nëntor 1943 (Krijimo Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.
Ku gjithçka u stabilizua si duhet dhe shteti filloj të funksionoj më së miri.
Më 21 Nëntor 2023-80 vjetori i krijimit OKLL si vazhdimësi për komb e mbretëri.
Janë këto data që na lartësojnë dhe motivojnë për vazhdimësinë.
Për këtë arsye Kryesia e PLL në bashkërëndim të punës edhe me Oborrin Mbretërori ka vendosur:
Krijimin e Bordi Drejtues, bord i cili do të merret me pregatitjen dhe miratimin e projekteve të detajuara në përkujtim të këtyre përvjetorëve.
Konkretisht, do të kërkohet që nga këto projekte e nëpërmjet tyre të mundësohet;
I-Identifikimi nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë i të gjithë familjeve të lidhura historikiisht me zogizmin dhe legalitetin dhe kohën e mbretërisë duke i vlerësuar si duhet me mirënjohje ato.
QËLLIMI:
Përveçse ky vlerësimi është një detyrim i merituar për ta, duke u nisur nga kontributi i tyre në shërbim të interesit kombëtar në vitet ‘20-‘30, ky vlësim do të shëtbente si motivim i trashigimtarëve të tyre për të i’u bashkuar vijës programire të PLL në një Shekull të Ri, në amanet e dëshirë të të parëve.
II-Nëpërmjet akademikëve, studiuesve dhe historianëve të mirënjohur do të kërkohet, me projekte konkrete, zbardhja e të vërtetave historike që lidhen me këto data historike dhe ngritja lart e figurave që hodhën themelet e mbretërisë e të legalitetit.
QËLLIMI:
Ndikim tek çdo institucion përkatës shtetëror e privat që historia të shkruhet dhe mësohet drejt duke filluar që në bankat e shkollës.
Datat 24 Dhjetor dhe 1 Shtator të kujtohen si data historike kombetare zyrtarisht.
Këto përveçse duhen, do të mundesonin atë që brezi i Ri ta kuptoj si duhet se çfarë përfaqēsonte dhe çfarë i solli vendit tonë, faktikisht, mbretëria mbështetur mbi filozofinë zogiste dhe cili ishte në të vertetë roli i Mbretit Zog në krijimin e
shtetit shqiptar.
Rinia të bashkohet me ne…
III-Identifikimi, vlerësimi i atyre që u vranë, burgosën e u internuan si legalist zogist, të cilët gjithçka e vunë në sherbim të kombit, zogizmit dhe mbretërisë, obelisk për ta, duke mos harruar e vlerësuar si duhet me forma të ndryshme edhe ata që kontribuan pas viteve ‘90.
QËLLIMI:
Ne nuk harrojmë vlerat tona, jemi krenar për kush jemi dhe kë përfaqësojmë.
Bashkohu me ne, ndiej përgjegjësi dhe krenari për vlerësimin tënd, Ne, JO për pushtet por për të bërë shtet.
IV-Organizim takimesh, kërkesë për vënie bustesh dhe emërtim rrugësh në çdo bashki.
Organizim i simpoziumeve e konferencave shkencore, konventa dhe kuvende, me pjesmarrjen e mbretërorve-legalistëve, ish deputet, ish-kryetar partie e komunash, ish antarë të zgjedhur në pushtetin vendor e qendror, përfaqësues të politikës, trupës diplomatike, akademike dhe mediatike nga gjithë trojet shqiptare e diaspora.
QELLIMI:
Këto dhe të tjera për sa më sipër do të konkretizihen me projekte profesionale të detajuara në vazhdimësi duke filluar nga Janari i vitit 2023.
Mirëpresim çdo sygjerim, mendim dhe projekt konkret tuajin në lidhje me sa më sipër.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”
Kryelegalisti, Shpetim Axhami, gjithashtu ka uruar nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai e ka shoqeruar urimin e tij me nje mbishkrim ne pashaporten e kohes se Mbretit Zog.
Postimi i plote:
Në pasaportën e Mbretësisë Shqiptare të NMT Mbreti Zog Mbret i Shqiptarëve shkruhej;
“Mos e përbuz gjuhën e nënës s’ate me folë në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja”
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Total 0 Votes
0
0