Aktualitet

Shkodra nën ujë, Rama: Po shkojnë mbi 100 efektivë nga FA dhe Emergjencat Civile

KAON

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje i janë shtuar skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim.

Ai ka postuar një video në “Facebook”, ku efektivët shihen teksa nisen për në Shkodër, aty ku dhe përmbytjet janë më të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

“Situata më e fundit në vend

*Mbi 100 efektivë nga Forca Tokësore dhe Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile, mjete të larta, mjete lundrimi dhe pajisje të posaçme për situata përmbytje po i shtohen skuadrës së efektivëve në Shkodër për të shtuar forcën dhe shpejtësinë e reagimit në çdo situatë problematike që reshjet mund të sjellin gjatë natës e në vijim”, shkruan kryeministri.

Vendi ynë është përfshirë nga stuhia e shiut që prej mbrëmjes së djeshme, ndëkrohë pak më herët kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, paralajmëroi se gjatë orëve në vijim situata do të përkeqësohet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?