“Mezi pres me ju pa”, Dua Lipa koncert në Tiranë më 28 nëntor

Kulture

Ashtu sikurse premtoi, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.

Përmes një videomesazhi anglisht dhe shqip drejtuar fansave të saj të shumtë, Dua shprehet se do të rikthehet në Shqipëri për koncert.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, thekson Dua.

Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.

Investimet e shumta në fushën e infrastrukturës, krijimi i mjediseve sportive, bëri që kryebashkiaku Veliaj të merrte iniciativën për të aplikuar që kryeqyteti shqiptar të hidhte kandidaturën si “Qyteti Europian i Sportit 2023” dhe Tirana të shpallej fituese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?