Berisha për 11 fletë-arrestet për Inceneratorët: “SPAK i lajmëroi të iknin”

Politike

Sali Berisha foli në Kuvend në lidhje me fletë-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për Inceneratorët.

“Shteti ligjor, ju vendosët monizmin e plotë që e ka katandisur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit.

Dje skapi juaj arrestoi disa persona se disa i kishte lajmëruar të iknin. Janë rrogëtarë të sipërmarrjes së Ramës, kokë, Agaçit , Ahmetit e Veliajt

Kur një kryeministër firmos për ti dhënë një kompanie pa eksperiencë, firmos në kundërshtim me qëndrimin e AKPP, për të prokuruar me negociata të mbyllura, e bën vetëm kur sipërmarrja është e tij. Nuk e bën kurrë as për vëllain e tij.

Kur një kryeministër firmos, për ti dhënë 8 përqind bonus një kompanie që kjo që drejton sot seancën të vetmet meritë në jetën publike ka një shkresë ku i thotë se kompania nuk ekziston”, tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?