Braimllari nxjerr fotot nga rruga në Pezë: Koha e mashtrimeve ka marrë fund

Politike

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari akuzon kreun e Bashkisë Tiranë se tashmë në prag të zgjedhjeve bashkia e Erion Veliajt kërkon që të mashtrojë sërish qytetarët duke i mbushur gropat me zhavorr.

“Pinoku i bashkisë kalon nga asfalti te zhavorri elektoral
Çdo gjë në funksion të zgjedhjeve.
Pasi e la fshatin për 8 vite në harresë, kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës është kujtuar se gati gjysma e popullsisë së bashkisë që jeton në zonat rurale përballet me kushtet e mbijetesës.

Fotot e mëposhtme janë të një rruge në zonën e Pezës dhe janë publikuar nga deputeti socialist Toni Gogu.
Në fakt deputeti socialist, për të treguar se bashkia e Veliajt është kujtuar për fshatin, ka bërë një autogol, pasi ka treguar edhe gjendjen shumë të rëndë në të cilën jeton fshati sot në Tiranë.
Jo vetëm kaq, por ai ka treguar se tashmë në prag të zgjedhjeve bashkia e Erion Veliajt kërkon që të mashtrojë sërish qytetarët duke i mbushur gropat me zhavorr.
Kjo jo vetëm që është një skandal që të mendosh të shtrosh ende rrugët me zhavorr, por edhe një tallje me inteligjencën e të gjithë atyre banorëve që jetojnë në zonat rurale.
Ndaj koha e mashtrimeve ka marrë fund, tashmë është koha e llogaridhënies.
Të gjithë bashkë për ta shporrur një ditë e më parë këtë mashtrues ordiner”, shkruan Braimllari.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?