Tërheqja e trupave ruse, tashmë në Kherson ngrihet flamuri ukrainas
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se ka përfunduar tërheqjen e trupave nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin Kherson në jug të Ukrainës .
Në konferencën për shtyp, ministria tha se të gjitha forcat dhe pajisjet ruse ishin zhvendosur në bregun lindor të Dnieper.
Ministria raportoi se tërheqja u përfundua mëngjesin e sotëm në orën 05:00 me orën e Moskës, ndërsa tashmë në këtë qytet valëvitet flamuri ukrainas.
Total 0 Votes
0
0