LAJM I FUNDIT/ Flamur Noka fton grupin Alibeaj: Protesta do të jetë paqësore, duhet të jenë dhe ata!
Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, ka ftuar mbrëmjen e sotme deputetët e grupi Alibeaj që të marrin pjesë në protestën e 12 Nëntorit të thirrur nga Sali Berisha. Sipas tij, në shesh ka vend për të gjithë dhe ata duhet të jenë mes demokratëve.
“Ajo që lexohet në rreshtat e Ambasadës, është se e dinë se protesta do jetë më paqësore se kurrë ndonjëherë. e patë sa thjesht. Kështu protestojnë demokratët. Të gjithë demokratët. Presim dhe grupin Alibeaj. Unë besoj se do të jenë sepse nuk ka si të jetë ndryshe”, tha Noka në “Frontline”.
Më tej, i pyetur sesi do të regjistrohet Partia Demokratike për zgjedhjet e 14 majit, nëse Gjykata vendos t’ia japë logon grupit të drejtuar nga Enkelejd Aliebaj, Flamur Noka u shpreh:
“Gjykatën ta mbajë në xhep Edi Rama sa të dojë. Ne do t’i regjistrojmë kandidatët me logon e koalicionit që do të krijojmë. Përveç ’97, vazhdimisht PD ka dalë me koalicion dhe ka pasur një logo. Edhe në 2021 ishte një logo koalicioni, ku rreshtohen një sërë forcash.
Edi Rama mund të mbajë logon dhe ndonjë tjetër në xhep, por demokratët jo. Ka menduar se mund ta bënte deri në 25 prill të 2021, por tani jo më. Partia është bashkim vullnetar njerëzish dhe jo logo në xhepin e Edi Ramës.”
