Rama nga Kamza: Shkolla ku stërvitesha unë në Paris as që i afrohej kësaj këtu

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama është shprehur se sot shkollat dhe infrastruktura në të gjithë Shqipërinë janë në një gjendje shumë më të mirë se në kohën kur PS erdhi në pushtet.

Rama tha se edhe një shkollë në Paris ku ai shkonte atëherë për t’u stërvitur, as që i afrohej shkollave të Shqipërisë dhe konkretisht asaj në Kamëz.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me qytetarët në Kamëz, ku shtoi se ka nevoja për përmirësimin e sistemit arsimor, kryesisht sipas tij, në përmirësimin e mësimdhënies.

“Pra do t’i marrim ne përsipër pagesën për sigurimet shëndetësore e shoqërore. Rritja e mundësive është një domozdoshmëri për të rritur edhe kapacitetet. Dua të nënvizoj që e thashë edhe më parë në një takim me të rinjtë, pavarësisht se në në këtë komunikim intensive nuk kemi folur për vota dhe për zgjedhje. Këtu është shembulli më konkret dhe ulëritës. Kush thotë që vota nuk ka rëndësi, bën një gabim shumë të madh. Është pikërisht vota që vendos se si shkojnë punët. Është budallallëk ajo fjalia që të gjithë janë njësoj. Shikoni shkollat në Kamëz. Unë në Paris, aty ku jetoja kisha afër një gjimnaz që luaja basketboll dhe ajo as që nuk i afrohej kësaj shkolle këtu. Pa folur për kopshte e për çerdhe që këtu as që bëhet fjalë. Pra vota ka shkuar siç duhet. Të thuash që nuk votoj sepse nuk ka pikë rëndësie, është një gabim shumë i madh. Nuk ka asnjë zgjidhje ideale, por siç është sot situate e shkollave në Kamëz, është e gjithë Shqipëria. E pakrahasueshme me nga atje ku u nisëm. Na duhen edhe shumë energji akoma për të vendosur një sistem energjie brenda për të funksionuar siç duhet. Patjetër na duhet që të krijojmë kushtet që i gjithë procesi i mësimdhënies të ngrihet vit pas viti në nivel. Përmbajtja brenda shkollave që janë në nivel European, nuk është aty ku duhet”, u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?