Pritet short drithërues, goglat rezervojnë përballje fantastike në Champions

Sport

Champions League futet në fazën më të nxehtë, në përballjet me eliminim direkt. Është e vështirë të flasësh për favoritë, këtë e vërtetoi edhe një herë tjetër një vit më parë Real Madrid. Sigurisht edhe në këtë edicion janë ekipe që të gjithë dëshirojnë t’i shmangin, mbi të gjitha ekipet angleze, që vijnë në këtë fazë me katër ekipe, tre prej tyre si kokë grupi.

Pas një periudhë të gjatë, rikthehen me tre ekipe në këtë fazë edhe italianët, Napoli, Milan e Inter, por blutë e Spallettit arritën të kalonin si kokë grupi duke shmangur shumë rivalë të mëdhenj. Në ekipet që kaluan si kokë grupi është e vështirë të gjesh një rival të lehtë, apo të dobët, mbase vetëm dy ekipet portugeze, Benfika e Porto, por dhe në këtë rast nuk është e lehtë të dalësh në një përfundim të tillë, pasi Benfika doli si e para në një grup me PSG dhe Juven.

Në ekipet që e mbyllën si të dytat në grup gjejmë të paktën dy ekipe të mëdha, pretendente, Liverpool dhe PSG, dy ekipe që të gjithën dëshirojnë t’i shmangin. Në shortin që do të hidhet në orën 12:00, nuk lejohet që të shortohen ekipe që kanë qenë në të njëjtin grup dhe ekipe që vijnë nga i njëjti shtet:

Të kualifikuar si kokë grupi: Napoli(ITL), Bayern Munich (GER), Benfica (POR), Chelsea (ING), Manchester City (ING), Porto (POR), Real Madrid (SPA), Tottenham (ING)

 

 

Të kualifikuar si të dytat: INTER, MILAN, Bruges (BEL) Borussia Dortmund (GER), Eintracht Francoforte (GER), Lipsia (GER), Liverpool (ING), Paris Saint-Germain (FRA)

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 14/15 shkurt ndërsa ndeshjet e kthimit me 21/22 shkurt.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?