Xhelal Mziu. Unë jam ndërtuesi i Kamzës (VIDEO)

Aktualitet Intervista Politike

Në studion e Faxnews ka qenë i ftuar deputeti i PD Xhelal Mziu për të folur në lidhje me primaret dhe zgjedhjet vendore. Mziu tha se pavarësisht ndasive të momenti, PD do ta dal me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit. Ai foli edhe për drejtimin e bashkisë së Kamzës, ku tha se ka bërë një transformin gjatë kohët që ka qenë kryetar bashkie, duke lënë gjurmë.

Xhelal Mziu: Jam i bindur se të dyja grupimet do të gjejnë modalitetin e bahkëpunimit dhe do të kemi vetëm një kandidatë të përbashkët. Kushtet janë të negociueshme. Duke marrë konsideratë drejtuesit e dy grupeve nuk e shoh daljen me dy kandidatë. LSI nuk është se është fututr tani në skenë, ka qenë pjesë e PS. Çdo zë që flet kundër LSI është i pa argument, jo vetëm Shtëpia e Lirisë dhe por cdo parti aleate është e nevojshme vetëm nëse duan të gjenë alibi që të mos jenë pjesë e opoztës së bashkuar. Unë jam një banor i Kamzës, jam ndërtuesi dashje pa dashje ndërtuesi i një qytet. Në 13 vite drejtim bashkia është bërë një revolucion dukë lënë gjurmë.

Edhe sot që flas jam drejtues politik i Dibrës, për ta mbajtur blu. Jam i fokusuar maksimalisht këto ditë në qarkun e Dibrës për të garantuar fitoren në 14 maj. Kamza është shtëpia imë në njëfarë mënyre, jam i angazhuar që Kamza tu kalojë atyre që janë mazhorancë pra demokratëve. Në raport me 2021 vendi është në një situatë më të vështirë, ka më shumë papunësi, ka cmime që janë rritur marrëzish dhe nuk vjen prej luftës në Ukrainë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?