Një shqiptar i kapur në një fabrikë kanabisi prej 1.6 milionë funtesh ka pranuar se prodhonte drogën e klasit B. Klajdi Vraja, 20 vjeç, u kap më 7 tetor kur Policia bastisi ambientet.
Brenda, ata zbuluan rreth 800 bimë me vlerë rreth 1.6 milion £, e pas pranimit të krimit, Kraja u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Me kokën e varur, Vraja, i veshur me tuta gri, foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij dhe për të pranuar fajësinë.
Gjyqtarja Maria Lamb e la atë në paraburgim për t’u rikthyer në gjykatën e kurorës në dhjetor, kur parashikohet se ai mund të dënohet.
Total 0 Votes
0
0