Aktualitet

Miratohet marrëveshja 2 miliard euro për Portin e Durrësit, Balluku: Do punësohen mbi 10 mijë punëtorë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ditën e sotme njoftoi miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Përmes një deklarate për mediet, Balluku bëri me dije se investimi do të jetë 2 miliard euro dhe do ta çojë Shqipërinë në një nivel ndërkombëtare. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës theksoi se flitet për një projekt të veçantë, pasi për herë të parë Shqipëria është mbajtësja e aksioneve për sa i përket një projekti kaq të madh.

Balluku: Dy miliard euro do të jetë investimi dhe parashikohet punësimi i 10-12 mijë persona. Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit, por do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar.

Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit.”/Abcnews.al./ 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?