Pedagogët do futen në grevë urie

Aktualitet

Sindikata e Pedagogëve ka deklaruar sot se afati i fundit për të marrë një përgjigje nga Qeveria shqiptare për rritjen e pagave dhe disa kërkesa të tjera, ka përfunduar dhe ata janë të gatshëm të hyjnë në grevë urie. Kryetari Sandër Kovaçi ka kërkuar garanci për jetën nga Presidenca dhe Ambasadat e huaja.

“Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga kabineti qeverisës, Sindikata i drejtohet Presidentit dhe institucioneve të rendit e sigurisë, si dhe faktorit ndërkombëtar, me kërkesën për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie.

Nëse kjo garanci jepet brenda 3 minutave, tre orëve apo tre ditëve, 30 pedagogë hyjnë menjëherë në grevë urie”, u shpreh Kovaçi dhe më pas u largua bashkë me punonjësit e Universiteteve në ambientet e brendshme të Korpusit.

Më e qartë ishte pedagogia Enkelejda Olldashi, e cila tha kërkojnë garanci për jetën sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në ambientet e brendshme të Politeknikut ku ata do të mbajnë grevën.

“Ne duam garanci që brenda grevës të garantohet jeta. Ne kërkojmë garanci ndërkombëtare. Të bëjmë një grevë dinjitoze, jo një grevë që na intimidohet”, tha Enkelejda Olldashi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?