Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut qëllojnë me raketa brigjet e njëra-tjetrës
Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë lëshuar për herë të parë raketa në ujërat e brigjeve të njëra-tjetrës.
Seuli u hakmor të mërkurën tre orë pasi Pheniani lëshoi një raketë që u ul më pak se 60 km (37 mi) nga qyteti jugor Sokcho. Ushtria e Koresë së Jugut thanë se kjo ishte një shkelje “e papranueshme” në territorin e saj.
Menjëherë ata lëshuan tre raketa ajër-tokë në përgjigje, të cilat zyrtarët thanë se u ulën në një distancë të ngjashme përtej vijës kufitare veriore.
Të martën Koreja e Veriut paralajmëroi se Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të paguanin “çmimin më të tmerrshëm në histori” nëse do të vazhdonin stërvitjet e përbashkëta ushtarake, që shihen si një kërcënim i fshehtë për përdorimin e armëve bërthamore.
Veriu pritet të rifillojë testimin e armëve bërthamore së shpejti pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, me inteligjencën amerikane dhe koreano-jugore që thonë se Pheniani ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme.

