Kryeministri Edi Rama ka reguar menjëherë pas deklaratës së kreut të Sindikatës, Sandër Kovaçi, i cili tha se nëse nuk marin përgjigje pozitive deri nesër për rritjen e pagave do të futen në grevë urie.
Rama sulmon Kovaçin duke e quajtur “SHIK-sin e nongratave”, teksa shkruan se grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë.
“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”s hkruan Rama në këtë postim, teksa këtë shkrim e shoqëron me një foto që është Vladimir Putin.