Goditet banda më e madhe e trafikantëve në Europë

Bota

Policia e Spanjës ka goditur bandën e trafikut të drogës, të njohur si “bankierët e drogës”. Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust. Grupi kriminal besohet se drejtonte bankën e drogës më të madhe në Europë.

Bëhet me dije se rrjeti kriminal përbëhej kryesisht nga shtetas iranianë dhe kolumbianë dhe merrej me menaxhimin e shërbimeve financiare për organizatat kriminale të lidhura me trafikun e kokainës në më shumë se 20 vende. Banda kishte filluar aktivitetin e saj që në vitin 2020.

Ndërsa vlerësohet të ketë pastruar më shumë se 300 mln euro në vit. Operacioni i policisë spanjolle ishte kolosal dhe se më shumë se 200 oficerë bastisën njëkohësisht 21 vende në provincat spanjolle të Malaga dhe Toledos.

Gjithsej janë arrestuar 32 persian dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë gati 3 mln euro.

 

 

Konkretisht janë konfiskuar:

  • 428 205 euro cash
    • 19 llogari kriptomonedhash me vlerë 1.5 milionë euro

    • 11 automjete luksoze
    • 70 kg hashash, 1.2 ton marihuanë dhe një plantacion me 995 bimë marihuanë.

Operacioni nga autoritetet spanjolle zgjati mbi dy vite.,

Europa është bërë një treg I madh për trafikantët e drogës .

Sipas të dhënave të fundit përkatëse nga Europol, sasitë e drogës që qarkullojnë në Evropë kanë arritur rekorde historike.

Vitin e kaluar, rreth 300 ton kokainë u kapën në të gjithë Evropën. Sipas autoriteteve europiane, kjo sasi është “një pjesë shumë e vogël e sasive që hyjnë në tregun europian, ndoshta 10% deri në 15%, apo edhe sa 1%”.

Ndërkohë gjatë 15 viteve të fundit në pah kanë dalë grupet mafioze shqiptare, ndërsa trafikantët kolumbianë dhe domenikanë janë zhvendosur në Europë për të mbikëqyrur operacionet nga Spanja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?