Rama: Në 2024 hekurudhë Tiranë-Durrës
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen kujtoi mbështetjen e BE-së lidhur me tërmetin e vitit 2019.
Rama shtoi se kontinenti evropian është i prekur nga lufta në Ukrainë, duke theksuar se çmimet e energjisë janë rritur si dhe inflacioni.
Rama: Ne jemi shumë të vetëdijshëm se falë jush ne kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe pas tërmetit të pak viteve më parë. Ashtu sikurse jemi të vetëdijshëm se edhe në këtë situatë të vështirtë për të gjithë sërish falë qasjes së Komisioni ndaj Ballkanit ne nuk jemi vetëm. Dua ta falenderoj shumë presidenten për këtë vizitë në Tiranë. Kemi qenë bashkë për të parë punimet e hekurudhës së re që më në fund, do të nisim punimet edhe pse vonë, dhe në pranverën e vitit 2024 do të kemi hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Rinas.
Takimi i sotëm ka një vlerë të veçantë sepse presidentja na ka informuar për të gjithë situatën financiare në kushtet e një luftë ku plagët janë në Ukrainë, por pasojat ndjehen në të gjithë Evropën në çmimet e energjisë dhe në inflacion. E kam informuar presidenten për qasjen tonë dhe vendosshmërinë tonë për të mbështetur familjet dhe biznesin e vogël për të mos e prekur çmimin e energjisë.

