Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ndodhet në SHBA, ku ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të shtetit Amerikan.
Së fundmi Derek Chollet, këshilltar i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ka ndarë disa foto nga takimi me Xhaçkën dhe shkruan se kanë pasur një takim produktiv, ku kanë diskutuar për diversifikimin e energjisë, partneritetet e mbrojtjes, sigurinë kibernetike etj.
“Takim produktiv me ministrin e Jashtëm shqiptar Olta Xhaçka për të diskutuar reformën demokratike, diversifikimin e energjisë, partneritetet e mbrojtjes, sigurinë kibernetike dhe lidhjet ekonomike në Dialogun e përbashkët Strategjik të sotëm” shkruan Chollet.
Po ashtu Xhaçka është takuar dhe me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.
Donfried dhe Xhaçka diskutuan përpjekjet e përbashkëta për forcimin e institucioneve demokratike, rritjen e sigurisë së mbrojtjes dhe promovimin e prosperitetit ekonomik të Shqipërisë.