Ilir Meta në selinë e PD, takim me Berishën

Aktualitet Politike

Zgjedhjet lokale, Meta i çon një emër Berishës për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës: E kemi mbyllur marrëveshjen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha janë takuar për më shumë se 30 minuta në selinë blu, ku kanë diskutuar për mënyrën e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në përfundim të takimit, Meta e quajti të mbyllur marrëveshjen me Berishën dhe tha se i ka propozuar atij një emër për kryetar të këshillit bashkiak të Tiranës.

“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër për arsye se ky është një proces që i takon primareve. Do të respektojmë çdo emër që del nga primaret. i kam propozuar një emër Berishës për kryetar të parlamentit të Tiranës që ai e priti shumë mirë. Është super politikan. Çdo ditë të hënë do të ketë këshill bashkiak të Tiranës për të dëgjuar qytetarët”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?