Rama takohet me presidentin e Izraelit

Politike

ryeministri Edi Rama vijon takimin në Izrael, ku mëngjesin e sotëm është takuar me presidentin, Isaac Herzog.

Presidenti izrael shihet i buzëqeshur teksa takohet me Ramën teksa i thotë se është i lumtur që e sheh.

Më pas ata kanë folur edhe shkurt për media, ku Rama bëri thirrje për turistët izraelitë që të vizitonin Shqipërinë, duke thënë se se vendi ynë do të ishte si një shtëpi e dytë për ta pasi gjatë luftës së Dytë Botërore shumë izraelitë gjetën strehë dhe mbrojtje.

“Shpresoj që më në fund të kemi presidentin e Izraelit për një vizitë në Shqipëri. Jemi të lumtur që jemi këtë dhe mirënjohës për mirëpritjen tuaj. Shpresojmë të kemi më shumë më shumë vizitorë turistë nga Izraili, se vendi ynë do të ishte si një shtëpi e dytë për ta pasi gjatë luftës së Dytë Botërore shumë izraelitë gjetën strehë dhe mbrojtje në Shqipëri” tha Rama.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryeministri u takua me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi, ku diskutuan në lidhje me bashkëpunimin mes dy vedneve në fushën e sigurisë kibernetike, ekonomisë si dhe turizmit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?