Askush nuk kërkon të bëhet kreu i SPAK-ut, KLP: Nuk ka kandidatë!

Aktualitet

Kur afati i fundit është 2 nëntori për të qenë kreu i SPAK-ut, nuk ka kandidat pasi të gjithë stepen. Edhe sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi se ende nuk ka asnjë kandidat për zëvendësimin e Kreut aktual të SPAK, të cilit po i përfundon mandati.

KLP-ja ka njoftuar se afati i fundit është data dy nëntor, kur kandidatët duhet jo vetëm të dorëzojnë një CV por edhe të tregojnë në lidhje me eksperiencën në krimin e organizuar dhe korrupsionit e performancën në lidership.

Ka dy teza për të cilat flitet se përse vjen kjo stepje. E para lidhet me vendimarrjen e kandidatëve potencialë, të cilët do të shfaqin interes javën e fundit para se ky afat të skadojë. E dyta që mund të jetë më vendimtarja, lidhet me propozimet për ndryshimet kushtetuese, ku përpos Prokurorisë së Përgjithshme dhe BKH, edhe SPAK ka sugjeruar ndryshime në reformën në drejtësi, që lidhet me afatin e mandatit 3-vjeçar.

Kjo do ti hapte sërish mundësinë kryeprokurorit të SPAK, Arben Krajës të konkurrojë sërish, të cilit i përfundon mandati në mesin e muajit dhjetor, datë në të cilën do të jenë zbardhur shumë paqartësi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?