Rama: Fshati shqiptar ka të ardhme!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me fermerë në Fier.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se e vërteta e fshatit është e kundërta e asaj që prezantohet, pasi sipas tij ka pasur mbështetje nga qeveria, duke shtuat se skenat e hedhjes së mollëve rrugëve janë shfaqe e një dëshpërimi që duan ta trajtojnë si braktisje nga qeveria.

“Sot është kulmi i kontrastit me fshatin që del në tv, me skenat e hedhjes së mollëve apo të qepëve në rrugë për të bërë shfaqjen e një dëshpërimi në emër të një braktisjeje ë qeverisë që nuk ekziston. Ka një të vërtetë tjetër, që ato produkte që dalin në tv duke u hedhur dhe nuk dalin ato tjerat që eksportohen janë shëmbëlltyrë e të ndenjurit pas. Të gjithë fermerët e kanë kuptuar dhe sot synojmë 500 mln euro eksporte. Pra po synojmë të arrijmë këtë gjysmë mld eksporte frutash, perimesh. Eksporte të një Shqipërie ndryshe nga çfarë tregojnë pasqyrat e deformuara të tv që fshihen pronarë që shantazhojnë. Kemi një Shqipëri që punon dyfishin e tokës sepse ne i vendosim në dispozicion ujin”, tha Rama.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?