Rama në 30-vjetorin e GJK: Do mundohem t’i shmangem kurthit

Sport

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se fjalimi i tij nuk do ishte siç e do rasti, dhe nuk do i shmangej kritikave që ka për pushtetin gjyqësor megjithëse ishte para pushtetit gjyqësor dhe ambasadorëve.

“Më keni vënë përballë një dileme jo të thjeshtë, e sfide disi të vecantë. Sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena e pazakontë.
Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh dhe gjykatësish, pra pushtetit gjyqësor pa harruar e veshët e sytë e diplomatëve të huaj të cilët kur vjen fjala te drejtësia duket se nuk ndihen të huaj në territoret e saj, madje kanë dhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave, çka për mua e autoritetet e këtij shteti nuk është e këshillueshme, le më e imitueshme.
Një fjalim përgëzues e linear si e kërkon rasti e si e kërkon tradita këtu mbetet në kufijtë e të pamundurës për mua.
Fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomateve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave.
Kështu që këtij kurthi joshës do mundohem t’i shmangem në kufijtë e të mundurës. Në sytë e mi çka kremtohet sot janë vetë fillimet e kushtetutshmërisë, të mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale”, u shpreh Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?