Në Kuvend sot do të votohen ndryshimet në projektligjin “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit”.
Pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve pati përplasje mes PS dhe PD, pasi deputetët socialist pranuan pjesërisht propozimet e Grupit Parlamentar të PD.
PD kërkonte hajen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit dhe aksesin e qytetarëve në to, por ky propozim u refuzua nga depuetët socialistë.
Mirëpo PD paraqiti sot në seancë amendamendin dhe duket se ka arritur në dakordësi me PS për hapjen e plotë të dosjeve. Pritet që ndryshimet në fjalë të miratohen në Kuvend.
“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-sigurimit të shtetit dhe të kërkoj një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni, Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë” thuhet në amendamentin e dakordësuar mes PS dhe PD për hapjen e plotë të dosjeve.