LAJM I FUNDIT/ Yuri Kim takon ambasadoren e BE: Amerika do vazhdojë të mbështesë fuqishëm Reformën në Drejtësi

Aktualitet

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me homologen e Bashkimit Europian Christiane Hohmann. Ajo e cilëson “si të mirë” diskutimin me Hohmann, ndërsa thotë se në fokus ka qenë raporti i progresit për Shqipërinë.

Ky raport mbërriti pak ditë më parë në Tiranë dhe tregonte për ecurinë e reformave dhe të vetë Shqipërisë në rrugën drjet Bashkimit Europian.

Yuri Kim thotë se Shtete e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat e ndërmarra nga vendi ynë, veçanërisht atë në drejtësi. Kim thotë se edhe raporti i BE vlerësonte punën e bërë nga Shqipëria, që nga hapja e negociatave në korrik.

“Diskutim i mirë sot me ambasdoren e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann, pas raportit të parë për progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimit Europian që nga hapja e negociatave në korrik.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke përfshirë Reformën në Drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?