Sport

Colella: Partizani ka bërë mirë, por mund të rritemi më shumë

KAON

Partizani kërkon fitoren e tretë radhazi teksa në “Elbasan Arena” presin Kastriotin, një kundërshtar i organizuar mirë në sytë e trajnerit Colella. Italiani është i qartë kur shprehet se ekipi i tij do të jetë i fortë vetëm në momentin kur të ruajë vazhdimësinë. Në përgjithësi, Partizani ka bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, por sigurisht ka disa aspekte ku mund të përmirësojnë:

Ndeshja ndaj Katriotit
Colella: Kemi punuar mjaft mirë gjatë javës, fatmirësisht nuk kemi patur shumë probleme. Kastrioti është një skuadër mjaft mirë e organizuar dhe shumë agresive. Eshtë një ekip të cilin do të duhet ta përballojmë me përqendrimin maksimal. Kastrioti është një skuadër që më ka lënë mjaft përshtypje pozitive.

Forma e skuadrës

Colella: Ndonjë problem të vogël kemi por është normale. Një skuadër që stërvitet intensivisht gjatë gjithë javës normalisht probleme të vogla do të jenë prezente, por asgjë serioze.

5 fitoret e Partizanit në kampionat janë të gjitha me një gol diferencë
Colella: Eshtë një statistikë reale , por sinqerisht kjo gjë nuk më intereson. Mendoj se nuk përbën problem, problem janë të tjera gjëra. Gjithmonë mund të bëjmë më mirë . Kam parë skuadra të fitojnë titullin pa fituar asnjëherë me rezultat më shumë se mbi dy gola diferencë. Në Itali ekipet që fitojnë titullin gjithmonë rregjistrojnë fitore në shifrat 1 – 0. Por sigurisht jam dakort me ju që statistikat janë një tregues , duhet ende të përmirësohemi në disa aspekte

 

 

Moduli i lojës ndaj Kastriotit
Colella: Ne kemi zhvilluar 10 ndeshje deri tani dhe nuk kemi ndryshuar mënyrën e të luajturit ndaj çdo kundërshtari. Ndonjëherë bëjm ndonjë ndryshim të vogël , por në përgjithësi mua më pëlqen që skuadra të komandojë lojën gjë të cilën ndonjëherë e realizojmë ndonjëher jo , është normale. Por në përgjithësi ne nuk do të ndryshojmë mënyrën tonë të lojës. E thash edhe më parë e respektoj shumë Kastriotin , pasi është një ekip shumë i organizuar.

Motivimi
Colella: Për mendimin tim vështirësitë e një trajneri janë pikërisht ndeshje të tilla. Kur luan derbin me Tiranën është çdo gjë më e thjeshtë, por javët për të përgatitur ndeshje me kundërshtar të tillë duan përqëndrim maksimal. Të jem i sinqertë lojtarët dhuruan një performancë shumë të mirë edhe në ndeshjen e kupës ndaj Orikut, dhe ky fakt sipas meje është një hap përpara. Mendoj se nuk egziston një skuadër e fortë e cila nuk i përballon të gjithë kundërshtarët në të njëjtën mënyrë. Kur ta bëjmë një gjë të tillë atëher mund të themi që jemi një skuadër e fortë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?