Edi Ramës i anuluan darkën e punës, pas fjalimit arrogant dhe fyes në Këshillin e Europës
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi pretendon se kryeministrit Edi Rama i është anuluar ftesa për darkë pune nga lidershipi i Këshillit të Europës.
Sipas Këlliçit, shkak anulimin e ftesës është bërë “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e paprovuara për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
Postimi i Këlliçit:
Ja ku e ka katandisur Edi Rama imazhin e Shqipërisë.
Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputeteve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.
Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!